Bjeshkatarë shqiptarë sulmohen me armë nga serbët në Veri – s’ka të lënduar

“Jemi nisur për ecje në Zubin Putok në kufi me Serbinë dhe papritmas dy njerëz kanë dalë në mes të shtegut malor dhe me një distancë 30-40 kanë filluar të shkrepin me kallash”.

Sot gjatë ditës janë sulmuar me armë zjarri disa bjeshkatarë të grupit “Kosovo Mountain Club” nga serbët në Zubin Potok pranë kufirit me Serbinë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar organizatori i këtij grupi, Adnan Beqiraj.

“Jemi nisur për ecje në Zubin Putok në kufi me Serbinë dhe papritmas dy njerëz kanë dalë në mes të shtegut malor dhe me një distancë 30-40 kanë filluar të shkrepin me kallash”.

“Nuk e di se a kanë qëlluar në drejtim tonë, por ne jemi kthyer prapa. Ata nuk kanë folur asgjë, por janë serbë sigurt”.

“Një herë ka shkrepur një plumb, pastaj kur jemi ulur në tokë, janë shkrepur mbi 30 të tjerë”.

Beqiraj shton se asnjë pjesëtar i grupit nuk është i lënduar dhe se të njëjtit tashmë janë duke ecur në Shalë të Bajgorës.

Reklama