Binak Berisha shpall kandidaturën për asambleist në KK të Rahovecit

Garës për Kuvendin Komunal në Rahovec në zgjedhjet e 17 tetorit, i është futur edhe Binak Berisha, i cili njihet edhe si themelues i AAK-së në fshatin Kramovik.

Kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, e ka vlerësuar me fjalët më të mira Berishën, duke thënë se ai mbetet aktivist i dalluar dhe i përkushtuar për rritjen, fuqizimin dhe zhvillimin e partisë.

Latifi ka shkruar:

Binak Berisha, është kandidati i radhës nga AAK për KK Rahovec.

Binaku është njëri nga themeluesit e AAK-së në Kramovik, e që vazhdon të mbetet aktivist i dalluar e i përkushtuar për rritjen, fuqizimin dhe zhvillimin e AAK-së.

Njihet si djal punëtor, i urtë, i sjellshëm, komunikues dhe i afërt me njerëzit. I papërtesë dhe i gatshëm për t’u ballafaquar me shqetësimet e qytetarëve.  Për shkak të virtyteve të mira njerëzore dhe përkushtimit që ka, Binaku si një njeri me ndikim dhe i interesuar për  t’i shërbyer komunitetit, kërkon besimin që të bëhet përfaqësues i denjë në Kuvendin Komunal të Rahovecit.

Besoj së përkrahja për Binakun është mundësi reale për një zë të fuqishëm që do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e qytetarëve.

Suksese, Binak!

 

Reklama