Bie për 10 metra niveli i ujit në Liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar lidhur me gjendjen e liqeneve akumuluese të Batllavës dhe Badovcit, prej nga furnizohen qytetarët e Prishtinës dhe komunave përreth.

Sipas njoftimit niveli i ujit tek këto dy liqene ka rënë goxha shumë.

“Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.08 metra mbi nivelin e detit ose 9.77 metra nën kapëderdhje, ndërsa liqeni i Batllavës 624.95 metra mbi nivelin e detit ose minus 10.05 metra “- njofton KRU Prishtina.

“Furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësorë është 24 h pa ndërprerë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit janë në teren nga ora 08.30 deri në orën 22.00, për të sanuar defektet e shkaktuara nga rrjedhjet e ujit dhe zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza.”

Sipas KRU “Prishtina” me të filluar vitin 2020 do të ketë përmirësime të vazhdueshme të shërbimeve të ujit e kanalizimit e të tjera.

Reklama