Biden i quan protestuesit huliganë, kërkon nga Trump që t’i ndal ata

Joe Biden po mbanë një konferencë për media, pas tensioneve në Kongresin në Ëashington, ku dhjetëra protestues hynë me forcë brenda, ku ka intervenuar edhe policia amerikane.

Biden ka thënë se i vjen keq të flas për atë që po ndodhë, të cilën ai e quan sulm, transmeton IndeksOnline.

“Kjo që po shohim s’ka ndodhur më parë në kohët moderne. Ka pasur një sulm ndaj përfaqësuesve të popullit dhe policë. Ka ndodhur një sulm ndaj ligjit.

Ka ndodhur një sulm në përpjekje për ta zbrapsur vullnetin e popullit.

Skenat e kaosit s’tregojnë atë që jemi ne, por atë që po shohim janë një numër i vogë, prandaj u bëj thirrje këtij grupi huliganësh që të lejojë ecjen e demokracisë përpara.null

Fjalët e një presidenti kanë rëndësi, s’ka rëndësi nëse ai është i mirë a i keq, në rast të mirë ato janë inspirim në rastin tjetër nxitin dhunë”, tha Biden

Ai i bëri thirrje Trump-it që të dalë menjëherë në tv kombëtar që ta mrbojë Kushtetutën dhe betimin e tij dhe të kërkojë të mbyllet ky shtet rrethim.

“Të hysh në dhomë e t’i okuposh zyret në senat amerikan, t’u cenosh sigurinë të zgjedhurve s’është protestë, por dhunë.

E gjitha bota po na sheh, unë jam i shokuar pasi që shteti ynë ka qenë gjithmonë inspirimi më i madh për demokratinë, e që ka arrit në moment të errët.

ShBA-të do ta kalojnë dhe këtë dhe do të triumfojnë”, tha ndër të tjera presidenti i ri amerikan.

Reklama