Besnik Tahiri zë vendin e Meliza Haradinaj-Stubllës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë,  Besnik Tahiri.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres Meliza Haradinaj-Stublla, e cila sot përpos që ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres ka dhënë dorëheqje edhe nga pozitat partiake në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Haradinaj-Stublla ka thënë se ndodhet në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj saj dhe familjes së saj dhe për këtë arsye ka konsideruar obligim moral dorëheqjen.

Dorëheqja vie pas akuzave për blerje të votave që do ta bënin Haradinajn deputete.

Reklama