“Besa Trans” është autobusi që u aksidentua në Bullgari, po kthehej nga ekskursioni në Turqi

Autobusi që u aksidentua në Bullgari herët në mëngjes, ku humbën jetën së paku 46 persona, është e kompanisë “Besa Trans”, e cila organizon udhëtime turistike dhe tregtare drejt Stambollit.

Sipas informacioneve fillestare, nuk është linjë e rregullt, dhe autobusi mbante të rinj që ktheheshin nga një ekskursion nga Turqia, shkruan MIA.

Më herët kryeministri Zoran Zaev tha për MIA-n se kjo është një tragjedi e tmerrshme ku 12 fëmijë janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeçare.

“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashmë ka vizituar udhëtarët. Pata mundësinë të bisedoja me një nga të mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur në autobus kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Ata kanë mundur të thyejnë njërën nga xhamat dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët dështuan. Është një tragjedi e tmerrshme sepse shumica e tyre janë fëmijë, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç, dhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Shumica e tyre janë qytetarët tanë, por ka edhe nga Serbia”, tha Zaev i cili së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe Punëve të Jashtme janë para Sofjes ku do të vizitojnë të mbijetuarit e aksidentit.

Reklama