Berat Duraku, drejtor i Bujqësisë edhe për një mandat

Drejtor i Bujqësisë në Rahovec, do të jetë edhe për një mandat Berat Duraku.

Me të marr detyrën, Duraku ka mbledhur stafin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të mbajtur takimin e parë në mandatin e ri katërvjeçar.

“Me zyrtarët e drejtorisë diskutuam për punët dhe projektet që kanë mbetur në gjysmë e poashtu edhe për projektet e reja që do të nisim së bashku me kryetarin Smajl Latifi. Në mbledhjen e sotme u diskutuan objektivat e realizimit të plan programit qeverisës dhe zotimet të cilat duhët të zbatohen gjatë këtij mandati”, ka shkruar Duraku.

Duraku, në cilësinë e drejtorit të DBPZHR-së, së bashku me zyrtarët e këtij dikasteri ka thënë se “do të vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, me theks të veçantë për bujqit e vyeshëm rahovecas”.

“Na priftë e mbara!”, ka shkruar në fund ai.

 

Reklama