Bekim Krasniqi i hyn garës për asamble të Rahovecit me AAK-në

Kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, e ka prezantuar kandidatin më të ri për asamble komunale nga radhët e partisë së tij.

Bekim Krasniqi, i diplomuar në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore, ka vendosur që t’i hyj garës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Latifi ka shkruar:

Bekim Krasniqi vjen nga Pastaseli, i takon gjeneratës së re të profesionistëve të shkëlqyeshëm. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i shkencave matematike-natyrore, departamenti i matematikës.

Bekimi është aktivist politik, që me vullnet të lartë e përkushtim serioz angazhohet në përmirësimin e qeverisjes, andaj edhe ka vendosur t’i bashkohet garës për asamble komunale nga radhët e AAK-së.

Me Bekimin dhe kandidatët tjerë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë të jetë zëri më i fuqishëm i qytetarëve të komunës së Rahovecit edhe për katër vitet e ardhshme.

Suksese Bekim!

Reklama