Bëhuni gati, korriku vjen me temperatura tropikale në Kosovë

Tani jemi në fillimet e stinës së verës por në Kosovë ende nuk kemi ndonjë valë të fuqishme nxehtësie e cila do të vlente të përmendej, por siç duket temperatura të larta do të përfshijnë Kosovën nga fillimi i muajit Korrik i cili konsiderohet si muaji më i nxehtë i vitit. Në Shqipëri kemi tjetër storie, ku për një kohë të gjatë kemi temperatura tropikale dhe valë nxehtësie posaçërisht në viset bregdetare dhe Ultësirën perëndimore.

Masa e fuqishme e nxehtësisë afrikane e cila po përvëlon Evropën perëndimore nga e hëna do të prekë edhe Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e veriut dhe Malin e Zi. Temperaturat do të shënojnë ngirtje të theksuar dhe në Kosovë pritet të arrijnë nga 35 deri në 38 gradë celsius maksimalja të martën në nivel vendi. Ngjashëm priten edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi, kurse në Maqedoni mund të prekin dhe tejkalojnë 40 gradë celsius.

I nxehti i fuqishëm në Kosovë nuk pritet të zgjasë shumë, edhe pse pritet ulja e intensitetit të nxehtësisë nga e mërkura prapëseprapë pritet të mbajë mot i nxehtë rreth 30 deri 33 gradë celsius temperaturat maksimale. Gjithashtu nga e mërkura në Kosovë priten edhe rrebeshe të lokalizuara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër të cilat në disa rajone do të ndikojnë në freskimin e dukshëm të motit.B

Reklama