Befasohen fëmijët në Pediatri, superheronjtë e tyre ngjiten mureve të spitalit

Fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në QKUK sot u befasuan nga superheronjtë e tyre.

Karaktere të filmave të animuar si Supermeni, Betmeni dhe Spindermeni u lëshuan me litarë nga objekti i Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke sjellë gëzim te fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.

Shumë fëmijë u befasuan kur panë superheronjtë e tyre të varur në litarë derisa i përshëndesin nga dritaret.

Fëmijët, që po i prisnin me padurim superheronjtë e tyre, morën dhurata të ndryshme nga ta.

Ky aktivitet u organizua nga “Care for Kosovos Kids”.

Reklama