Befasia e Lionel Messi, ja si reagojnë fëmijët në plazh kur luajnë me të

Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi pas pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës i ka zgjatur paksa pushimet dhe ende nuk u është bashkuar Barcelonën në përgatitjet për edicionin e ri.

Legjenda e Barcelonas është me familje duke pushuar në plazhet e Karaibes, teksa së fundmi në një video të postuar është parë në ishullin Antigua & Barbuda duke luajtur futboll në plazh me disa të rinj.

Messi kaloi pak çaste me të disa të rinj dhe me djalin e tij të madh Thiagon.

Videoja e yllit të Barcelonës ka pushtuar gjithandej rrjetet sociale duke u bërë një video virale.

Reklama