Basketbollisti i Rahovecit, pjesë e Kosovës në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Portugali

Rahoveci ka shënuar rezultate të mira në basketboll viteve të fundit, e posaqërisht vitin e fundit.

KB Rahoveci ishte finalist në nivel Kosove, ndërkaq klubi i Rahovecit në moshat U18 është shpallur kampion Kosove.

Lojtari i kësaj skuadre, Atik Koshi, ka shënuar një sukses të ri në karrierë. KB Rahoveci ka njoftuar se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Kosovës në grupmoshat U20 në Kampionatin Evropian që do të mbart në Portugali.

“Basketbollisti i KB Rahoveci Atik Koshi është pjesë e Perfaqësuesës së Kosovës U20 në kampionatin evropian qe do të mbahet në Portugali”, ka njoftuar klubi.

Reklama