Barnatorja “JARA Pharmacy” në Xërxë, së shpejti hapet në QTX MALL

Qendrës Tregtare QTX MALL, mes shumë gjërave të tjera, së shpejti do t’i shtohet  edhe barnatorja “JARA Pharmacy”. Në njoftimin e QTX-së thuhet se kjo barnatore ka vendosur që veprimtarinë e saj ta zgjerojë me një pikë të re në qendrën tregtare.

Në këtë barnatore të mirëfurnizuar, do të mund të gjenden të gjitha llojet e barnave, por edhe produkte parafarmaceutike, siç janë kremrat, çajrat, kozmetika, pajisjet medicinale, mbathjet dhe pajisjet ortopedike si dhe shumë artikuj të tjerë.

“Hapësirave tona tani po i shtohet edhe JARA Pharmacy! Pas suksesit të saj në rrugëtimin e tyre, Jara Pharmacy, ka vendosur që veprimtarinë e saj ta zgjeroj edhe me një pikë të re, duke qenë të gatshëm që t’i plotësojë kërkesat e konsumatorëve të saj”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës së shpërndarë, kjo barnatore operon në kuadër të një rrjeti në regjionin e Prizrenit, duke punësuar mbi 50 qytetarë.

“Jara Pharm prezanton një rrjet barnatoresh në zgjerim, i cili suksesshëm operon kryesisht në regjionin e Prizrenit me një staf prej mbi 50 punëtorësh. Në mesin e barnatorëve me të cilat operon janë edhe barnatorja në Galeria Shopping Mall, te ndërtesat e Prizrencoopit, te rrethi në bazhdarhane, te rrethi ish Benafit dhe në Prishtina Mall”, thuhet tutje,

“E që shumë shpejtë do të bëhet edhe hapja e pikës së tretë, në QTX MALL me një ambient mikrpritës dhe komod ku të gjithë do të keni mundësi  të njoftoheni drejtpërdrejtë me artikuj të ndryshëm”, thuhet në fund.

Reklama