Banori i Dejnit vizitohet nga ujku, e fotografon nga largë – Foto

Një banor të fshatit Dejnë sot e ka vizituar një kafshë jo fort e zakonshme.

Afrim Berisha ka treguar nëpërmjet Facebook-ut se sot rreth pronës së tij ka shëtitur një ujk.

Berisha ka bërë edhe fotografi të ujkut, ku ujku nuk vërehet mirë për shkak të largësisë prej ku është bërë fotografia.

“Ky vizitor i sotit po na vëzhgon… ujku”, ka shkruar ai.

 

Reklama