Banorët pastrojnë oborrin e shkollës në Dejnë, arsimtarët ofendohen rëndë nga një banor nëpërmjet rrjeteve sociale

Sot banorët e fshatit Dejnë vullnetarisht kanë pastruar oborrin e shkollës së fshatit nga barishtet dhe mbeturinat e tjera. Por, gjesti i mirë i banorëve, është shëmtuar nga një shkrim i publikuar në rrjetet sociale.

Një faqe në Facebook që mbahet nga një banor i këtij fshati, e quajtur “Fshati Dejnë”, ka ofenduar rëndë arsimtarët e kësaj shkolle, duke moralizuar e kritikuar panevojshëm se si oborri i shkollës nuk po pastrohet nga ta, por nga banorët.

Në shkrimin e publikuar në këtë faqe arsimtarët quhen “injorantë” dhe të “pandergjegjshëm” për faktin se bari ka mbuluar oborrin e shkollës, thua ti se arsimtarët qenkan përgjegjës për mirëmbajtjen e ambientit të shkollës dhe jo zhvillimin e mësimeve dhe zbatimin e planprogramit mësimor.

Madje, në titullin e shkrimit faqja ironizon më arsimtarët, duke shkruar “QYTETAR VULLNETAR KOSITIN BARIN E SHKOLLËS, SEPSE 31 MËSUESIT NUK KANË ‘KOHË ME TË NXËNË ME LEXIME”.

Ky përveçse është sulm direkt dhe presion ndaj punës së arsimtarëve, po ashtu edhe jep një shembull të keq mbi perceptimin e rolit të mësimdhënësit te gjeneratat e reja.

 

 

 

Reklama