Banorët e Dejnës bashkë me komunën ndriçojnë rrugët e fshatit

Banorët e  fshatit Dejnë, në bashkëpunim me Komunën, kanë nisur që t’i pajisin me ndiçim rrugët e lagjeve të fshatit.

Kreytari Smajl Latifi, ka qëndruar mbrëmë në Dejnë për inaugurimin e ndriçimit në rrugën “Ramiz Krasniqi”, i cili është kryer nga banorët, mirëpo mirëmbajtjen dhe shpenzimet i merr përsipër komuna.

“Një shembull i mirë i bashkëpunimit mes komunës dhe qytetarëve në fshatin Dejnë, aty ku pasi është bërë ndriçimi publik në rrugën kryesore, banorët me vetiniciativë kanë filluar vendosjen e ndriçimit publik në rrugët e lagjeve. Vendosja e ndriçimit ka filluar në rrugën “Ramiz Krasniqi”, ku kisha kënaqësinë të isha pjesë e inaugurimit zyrtar! Banorët morën pëlqimin e Komunës për vendosjen e dritave, ndërsa mirëmbajtjen dhe shpenzimet e rrymës i merr përsipër Komuna e Rahoveci”, ka shkruar Latifi.

Reklama