Bajraj boton librin e ri, Latifi e vlerëson me fjalët më të mira poetin rahovecas

Kryetari Smajl Latifi e ka takuar poetin e shquar rahovecas, Xhevdet Bajrajn, i cili sot në Pre-Hardh Fest ka promovuar librin më të ri “Me zemër në qese najloni”.

Latifi e ka vlerësuar Bajrajn me fjalët më të mira.

Latifi shkruan:

Sonte, në PRE-HARDH FEST, me Xhevdet Bajrajn, poetin e shquar dhe profesorin e njohur nga Rahoveci, njeriun i cili dhembjen e vendlindjes dhe aromën rahovecase e përçon përtej kontinenteve, aty ku marrin rrugë veprat e tij.

E uroj për promovimin e librit të ri të tij ‘Me zemër në qese najloni’, poashtu, e falënderoj përzemërsisht për porosinë personale që mora sonte nga ai!

Reklama