Bahtiri: Nuk pranoj poste ministrore

Një ditë pas zgjedhjeve kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë për Klan Kosova se rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte i pritshëm dhe në bazë të parashikimeve të tij.

Ai ka thënë se po këtë rezultat e kishte pritur, duke përgëzuar qytetarët për kulturë dhe vetëdijen e lartë qytetare të treguar gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Kemi parë një vetëdije të lartë të qytetërimit, të cilët në këto zgjedhje kanë qenë jashtëzakonisht në nivelin e lart. Nuk kemi pasur probleme të ulta që jemi mësuar ti kemi më parë. Në Mitrovicë ka qenë një frymë demokratike dhe e tillë do të jetë në të ardhmen. Ne mbramë i kemi marrë rezultatet prej vendvotimeve dhe jemi dal me 65.4 përqind në nivel komunal ku qytetarë, kanë votuar 19 mijë e 864 për Vetëbvendosjen”, tha Bahtiri, transmeton IndeksOnline.

Ai ka shtuar se në këto të dhëna mungojnë votat me kusht dhe nga diaspora.

Ai ka thënë se nuk do të pranoj ndonjë post ministror dhe konfirmoj se sërish do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për të qenë edhe në një mandat në krye të Mitrovicës.

Reklama