Babai shqiptar vret dy fëmijët e tij dhe veten në Gjermani, plagosë bashkëshorten

Dy fëmijë, 11 dhe 13-vjeçarë, janë vrarë nga të shtënat me armë prej babait të tyre në Glinde afër Hamburgut në Gjermani. Siç shkruan “Bild”, bëhet fjalë për një familje shqiptare. Pasi ka qëlluar për vdekje të dy djemtë e tij, babai 44-vjeçar ka vrarë edhe veten.

Nga të shtënat ka pësuar edhe bashkëshortja, 38-vjeçare. Ajo është në gjendje të rëndë duke marrë trajtim në spital.

Ndonëse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur, kryefamiljari besohet se ka qenë me temperament të lartë e se disa herë është raportuar në polici nga të afërmit e tij.

Reklama