Avokati i Popullit: Partitë politike nuk po i zbatojnë masat anti-COVID

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me mosrespektimin e masave anti-COVID nga partitë politike gjatë fushatës që po mbahet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky institucion thuhet se zbatimi i masave kundër COVID-19 është selektive.

“Avokati i Popullit shfaq shqetësimin e tij lidhur me zbatimin selektiv të masave të qeverisë për parandalimin e pandemisë COVID-19, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Përgjithshme 2021. Avokati i Popullit ka vërejtur se që nga fillimi i fushatës parazgjedhore nuk janë respektuar masat anti -covid nga ana e partive politike ndërsa në anën tjetër institucionet që kanë për obligim t’i zbatojnë këto masa nuk kanë reaguar. Ky është një standard i dyfishtë që nuk mund të tolerohet dhe cenon barazinë e qytetarëve para ligjit. Përveç kësaj, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij për rrezikimin e jetëve të qytetarëve për mosrespektim të masave”.

Në reagimin e Avokatit të Popullit, theksohet obligimi që e kanë të gjitha institucionet dhe partitë politike që të respektojnë masat për parandalimin e pandemisë ndërsa fton autoritetet kompetente që të ndërmarrin veprime konkrete për respektimin e këtyre masave nga subjektet politike.

Reklama