Avdullah Hoti niset drejt SHBA-së pas Kadri Veselit, thotë se atje po shkon si opozitar

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sot do të udhëtojë në SHBA. Dje në medie është raportuar se Hoti do të jetë në udhëtim së bashku me Kadri Veselin.

Por, në reagimin e sot, Hoti ka thënë se udhëton si udhëheqës i grupit opozitar.

“Me ftese te Kongresit, sot po udhetoj per ne ShBA. Jam i ftuar si anetar i Kuvendit te Kosoves, pasi e udheheq grupin kryesor opozitar, per te marre pjese ne Forumin e Lidershipit Parlamentar qe organizohet nga Kongresi.

Forumi mbledh lideret e grupeve kryesore parlamentare te 16 vendeve, te cilet lider jane pergjegjes per: (i) funksionimin e legjislativit, (ii) marredheniet nderpartiake brenda legjislativit, (iii) nderlidhjen e legjislativit me ekzekutivin dhe (iv) relacionet e legjislativit me komunitetin nderkombetar.

Une nuk jam pjese e delegacionit te askujt, sic eshte raportuar mbreme ne medie. Ne kete Forum, une e perfaqesoje Grupin Parlamentar te LDK-se qe eshte grupi percaktues i zhvillimeve ne Kuvend. Nese zyra e Kryetarit te Kuvendit e ka leshuar nje deklarate te tille, atehere deklarata duhet te permiresohet” shkruan Hoti në njoftim

Reklama