Avdullah Hoti: Fitorja e 14 shkurtit është e LDK-së

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me disa të rinj nga rajoni i Gjilanit.

Gjatë fjalimit të tij, ai ka thënë se fitorja e 14 shkurtit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Fitorja ka me qenë e plotë dhe unë nuk e kam asnjë dyshim në këtë drejtim. Këta nuk zgjedhin mjete për të bërë garë politike; ndërsa ne duam që edhe garën ta bëjmë me një gjuhë të pranueshme për familjet tona”.

“Prandaj jemi tërhequr pak nga diskursi publik këta muajt e fundit. Por ka një muaj që jam në teren, fitorja me 14 shkurt është e LDK-së dhe e qytetarëve të Kosovës”.

“Njerëzit tanë ta tregojnë në sy – nuk e tregojnë me sondazhe të rrejshme as me linçime, ata rrinë të heshtur dhe presin të flasin më 14 shkurt”.

Reklama