
Atleti i njohur nga Rahoveci, Erzen Zyberaj ka njoftuar se nesër do të jetë pjesë e një gare vrapimi 59 kilometra në Bursa të Turqisë.
Ai ka publikuar edhe fotografi nga përgatitjet e fundit para garës së nesërme.

“Nesër vrapojmë 59Km në Bursa të Turqisë. Fat të mirë dhe shëndet për të gjithë garuesit. Faleminderit të gjithëve për mundësinë që të jem pjesë e kësaj gare”, ka njoftuar Zyberaj.