Atleti rahovecas Erzen Zyberaj vrapon 21 km në 28 komuna të Kosovës

Atleti nga Rahoveci, Erzen Zyberaj, që nga data 1 gusht ka nisur vrapimet gjysmë-maratonike, prej 21 kilometrave, në 28 komuna të Republikës së Kosovës. E para komunë ku Zymberaj vrapoi ishte komuna e Rahovecit.

Ai deri tani ka vrapuar me komunat e Malishevës, Fushë Kosovës, Elez Hanit, Lipjanit dhe Drenasit.

Vrapimeve nëpër komuna të Zyberajt, shpeshherë i janë bashkangjitur edhe atletë e vrapues të tjerë, por edhe qytetarë që janë aktiv në vrapim.

Zyberaj është pritur edhe nga zyrtarë të lartë, siç është kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ndërkohë që ka marrë mbështetje të formave të ndryshme nga kompani e biznese private.

“Kush do me iu bashkëngjitë këtij rrugëtimi jeni të mirëseardhur, por e dini ju me pace të kujt”, kishte shkruar Zyberaj para se të niste këtë sfidë.

Reklama