Atleti dhe futbollisti i suksesshëm Erzen Zyberaj sot vizitoi Komunën e Rahovecit

Në Komunën e Rahovecit sot për një vizitë ka qëndruar atleti dhe futbollisti i mirënjohur nga Drenoci, Erzen Zyberajm i cili më së miri njihet si vrapuesi i 63 kilometrave, distanca nga Prishtina në Rahovec, si dhe si fitues i Maratonës virtuale të Prishtinës për edicionin 2020.

Zyberajn e ka pritur kryetari Smajl Latifi, i cili ka thënë se ai po i bënë krenar të gjithë.

“Mëngjesin e ditës së sotme e nisa me një takim të këndshëm me futbollistin dhe vrapuesin, Erzen Zyberaj. Erzeni vjen nga Drenoci i Rahovecit dhe po na bën krenar gjithandej. Përveçse një futbollist i dalluar, ai është edhe një atlet i shkëlqyer, i njohur për për vrapimin ultramaratonik nga Prishtina në Rahovec, me saktësisht në vendin e tij të lindjes, në Drenoc, ku edhe ka përfunduar me sukses vrapimin prej 63 kilometrave dhe atë për vetëm 5 orë e gjysmë, me ritëm mesatar të vrapimit 5.14 minuta për kilometër. Së fundmi Erzeni, ka arritur të rrëmbejë edhe vendin e parë në maratonën virtuale “Prishtina 2020”, andaj e përgëzoj për arritjet e njëpasnjëshme dhe i dëshiroj mbarësi e suksese në rrugëtimin e tij, poashtu e siguroj, se mbështetja komunale nuk do të mungojë. Kam bindjen se ky djalosh i përgatitur edhe më tej do të korri suksese duke u radhitur tek futbollistët dhe atletët më të mirë. Suksese dhe le të prijë e mbara!”, ka shkruar Latifi.

Në takim Zyberajn e ka pritur edhe drejtori i Urbanizmit, Rumir Zhuniqi, i cili ka thënë se sukseset e sportistit nga Drenoci janë edhe suksese të të gjithë Rahovecit.

Reklama