Atdheu s’është sa karrigia e zyrës

Poezi nga Bardhyl Londo

Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde,
sa karrigia e zyrës,
sa dhoma komode.
A më dëgjon?!

Ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar ndoshta
prapë në mbrëmje.

Atdheu s’është lojë kalamajsh.
Atdheu është dhimbje.

O Zot,
Dhimbje!