Asgjësohen rreth 1,000 bimë kanabis në Krushë të Madhe

Rreth 1000 bimë të llojit kanabis ‘Sativa’ janë asgjësuar në fshatin Krushë e Madhe.

Policia e Kosovës njofton se kanabisi është gjetur në tri lokacione në brendësi të fshatit.

“Në konsultim me prokurorin, bimët janë asgjësuar”, njofton Policia e Kosovës.

Reklama