As Nora Gjakova nuk kthehet pa medalje nga Rusia

Nora Gjakova është stolisur me medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk.

Gjakova, në kategorinë -57 kilogramë, në finale ka pësuar humbje nga xhudistja ruse Daria Mezhetskaia.

Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë ndërsa në raundin e dytë e pati kundërshtare xhudisten franceze, Priscilla Gneto, të cilën e mposhti në “Golden Score”.

Në çerekfinale, Gjakova luftoi me xhudisten gjermane Karoline Starke, të cilen e mposhti me ippon për të siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Gjakova për t’u kualifikuar në finale u përballë me xhudisten portugeze, Telma Monteiro, gjatë gjithë luftës ishte më e mirë, ajo fitoi pasi portugezja ishte pasive gjatë luftës duke u ndëshkuar me dy shido.

Sidoqoftë, medalja e argjendtë është sukses i madh për Gjakovën dhe xhudon kosovare në përgjithësi.

Reklama