Art Zhuniqi zë vendin e parë në Garën Ndërkombëtare të Muzicientëve të Rinj

Art Zhuniqi, nxënës i klasës së Klarinetës në Shkollën e Mesme të Ulët të Muzikës “Faik Sylka” në Rahovec, është shpallur fitues i çmimit të parë në “Garën Ndërkombëtare të Muzicentëve të Rinj Ars Kosova 2022 Edicioni 17” të mbajtur në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga shkolla, Zhuniqi është fitues në Kategorinë I të garës me 98 pikë.

“Falënderojmë mësimdhënësen prof. Malbora Krajku për punën dhe përkushtimin me nxënësit, nxënësin për angazhimin në instrument si dhe korepetitoren prof. Ilirjana Rekathati për përcjelljen e nxënësit në piano.  I dëshirojmë edhe shumë suksese tjera Artit!”, thuhet në njoftim.