Arrestohet rahovecasi, e kërcënoi ish-bashkëshorten

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Rahovec.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rahovec 07.04.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Reklama