Arrestohet një rus në Prishtinë: Refuzoi ta lirojë dhe ta paguaj hotelin ku qëndronte

Një rus me shtetësi gjermane është arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi i njëjti kishte refuzuar që ta lirojë hotelin ku ishte akomoduar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raport thuhet se ndër të tjera, i dyshuari as nuk e kishte bërë pagesën për qëndrim në hotel.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën.”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net

Reklama