Arrestohet një person për falsifikim të testeve për COVID-19

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka bërë falsifikimin e testeve Covid-19 me logo të një laboratori.

Personi i dyshuar është arrestuar të enjten në Pejë, rreth orës 16:30

“Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e një agjencie  ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi lidhur me dyshimin e falsifikimit të testeve anti Covid”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Reklama