Arrestohet nga EULEX-i ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa

Sot rreth orës 9:30, Policia e EULEX-it ka arrestuar Salih Mustafën, shef i inteligjencës së FSK-së. Ende nuk dihet vendndodhja e tij, por ai pritet të ekstradohet për në Hagë.

Mustafa ka qenë njëri prej eprorëve në zonën Operative të Llapit, dhe ka drejtuar njësinë e quajtur BIA.

Eulexi u ka thënë familjarëve që nuk e kanë arrestuar Mustafën, mirëpo personat që e kanë arrestuar kanë qenë me uniforma dhe vetura të EULEX-it.

Media ka kërkuar informata nga Eulex-i dhe Dhomat e Specializuara, por ende nuk janë përgjigjur.

Reklama