Arrestohet Haxhi Hoti për kërcënimin ndaj Albin Kurtit

Policia e Kosovës ka arrestuar anëtarin e Nismës, Haxhi Hoti, pasi në një postim në rrjetin e tij social “Facebook” ka kërcënuar Albin Kurtin.

Mësohet përmes burimeve se Hoti rreth orës 3:00 të mëngjesi është arrestuar nga Policia.

Hoti ka thënë se “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”.

Më pas kandidati për deputet i Nismës e ka fshirë shkrimin, duke thënë se gjithçka ka qenë një gabim teknik. I njëjti ka kërkuar edhe publikisht falje.

Reklama