Arrestohet Dardan Krivaqa

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., Dardan Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur majori i Policisë në Ferizaj, Mehmet Alihajdini.

Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar para pesë minutave dhe Policia do të dalë me komunikatë për media me më shumë detaje.

Arrestohet personi i cili ka qenë në arrati për rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj

Edhe Prokuroria ka dhënë më shumë detaje lidhur me arrestimin.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth ores 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Reklama