Arrestohen pesë kamarierë në Prizren, dyshohet se shpërndanë monedha 2-euroshe false

Pesë persona me profesion kamarierë janë arrestuar nga policia me dyshimin se kanë falsifikuar para, pra kanë shpërndarë monedhën metalike 2 euro të falsifikuar.

Gjatë kontrolleve të realizuara ndaj personave të dyshuar T.P. (2000), V.Z. (2002), A.P (1999), L.E. (1994), B.B. (1998), janë siguruar prova të mjaftueshme, thotë policia, njofton Klan Kosova.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

– Njëqind e nëntëdhjetë e pesë (195) para metalike nga dy (2) euro (të dyshuara si të falsifikuara) dhe

– Pesë (5) telefona mobil të dyshuarve,

“Bazuar në dëshmitë dhe të gjeturat, të njëjtit dyshohet se janë kryerës potencial të kësaj vepre, ku vetëm gjatë muajit tetor 2021, kanë shkëmbyer herën e parë 300.00 EUR origjinal të fituara për 400.00 EUR false, që i kanë shpërnda, herën e dytë 200.00 EUR origjinal për 300.00 EUR false, si dhe herën e tretë 400.00 EUR origjinal për 550.00 EUR false. Të pesë të dyshuarit në bashkëpunim, me qëllim të përfitimit material, kanë shpërnda para të falsifikuara dhe paratë origjinale të fituara nga vepra penale “Falsifikim i parasë”, i kanë ndarë në pjesë të barabarta, në pesë pjesë”.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, me vendim për ndalim nga prokurori kompetent, të pesë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Reklama