Archdaily me miliona ndjekës publikon konkursin ndërkombëtar për sheshin e Rahovecit

Media e njohur në botë për arkitekturë “ArchDaily” ka publikuar me lexuesit e saj Konkursin Ndërkombëtar për Dizajnimin e Sheshit Qendror të Rahovecit.

Kështu është bërë e ditur edhe në faqen zyrtare të sheshit qendror.

ArchDaily ka mbi 2 milionë ndjekës në faqen zyrtare dhe prezanton lajmet e fundit rreth arkitekturës botërore.

Ka pak ditë që është hapur konkursi për sheshin qendror të Rahovecit dhe do të mbetet i hapur deri më 16 nëntor.

Më poshtë mund të gjeni linkun e ArchDaily:

https://www.archdaily.com/947351/international-design-competition-for-the-central-city-square-of-rahovec?fbclid=IwAR3cfW4F0N3vkut38w-Q_Zjy3FK8up16nAv8O5R7sFxduMGhHVPBNWowAN8

Reklama