Me kërkesë të Policisë së Kosovës anulohet Hardh Fest 2020

Organizatorët e festivalit të rrushit Hardh Fest, kanë bërë të ditur se edicioni i sivjemë është anuluar me kërkesë të Policisë së Kosovës.

Përkundër se Hardh Fest ishte paraparë që këtë vit, për shkak të pandemisë, të mbahet online, prapë se prapë autoritetet kanë kërkuar anulimin e tij.

Organizatorët kanë falënderuar Ministrinë e Kulturës, Komunën e Rahovecit, si dhe Ministrinë e Bujqësisë për përkrahjen e dhënë.

Njoftimi i plotë:

❌ ANULOHET, Hardh Fest 2020 “Online Edition”! ❌

Per shkak te situates ne te cilen gjendemi, kemi marr njoftim nga Policia e Kosoves se nuk lejohen te mbahen tubime publike sipas Vendimit te Qeverise se Kosoves Nr. 01/17 e dt. 28.07.2020 sipas pikave 6,7 dhe 8.

Andaj ne si OJQ “ Hardh Fest” jemi te obliguar te anulojme te gjitha aktivitetet e parapara ne Hardh Fest 2020 “Online Edition”.

Falenderojm Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sportit, Komunen Rahovec dhe Ministrine e Bujqesise per gatishmerine e perkrahjes se Festivalit.

Shihemi 2021 “Shnosh si kokrra”! 🍇🙌

#HardhFest2020 #ShnoshSiKokrra #HardhFest2021

Reklama