Anulohet Festivali Folklorik” Anadrinia Jehon 2020″ për shkak të virusit Korona

Është anuluar Festivali Folklorik “Anadrinia Jehon 2020” për shkak të situatës pandemike.

Njoftimin e ka bërë Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Rahovecit.

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas paraqitjes së pandemisë së CoronaVirus (COVID-19), Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, në bashkëkoordinim me Këshillin Organizativ të formuar nga kryetari i Komunës me datë 12.03.2020 me nr.prot. 383/20 dhe Këshillin e fshatit Dejnë, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, si dhe të gjitha grupet artistike nga mbarë trevat shqiptare dhe diaspora, se aktiviteti kulturor e tradicional Fesivali Folklorik “Anadrinia Jehon 2020’’, i cili mbahet me 11,12 dhe 13 maj në fshatin Dejnë, detyrohet të anulohet, deri në një kohë të pa caktuar, derisa të krijohen kushtet optimale për mbajtjen e këtij festivali.

Anulimi i këtij festivali mjaft të rëndësishëm për Komunën e Rahovecit, ka ardhur si shkak i situatës së krijuar nga pandemia globale e COVID-19.

Ky është anulimi i parë i këtij festivali që nga fillimi i tij në vitin 2002.

Shpresojmë dhe besojmë se shumë shpejt do të jehojë kënga dhe vallja në skenën e Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon“ me të gjitha karakteristikat e tij të veçanta.

Mirënjohje dhe mirëkuptim për të gjitha ansamblet, shoqëritë kulturore artistike, grupet e rapsodëve dhe publikun pjesëmarrës.