Antrakoza prishë specat në Krushë të Madhe – Video

Ka kohë që Krusha e Madhe njihet si kryeqyteti bujqësor i Kosovës. Por, është një sëmundje që po ia rrezikon këtë epitet.

Antraknoza po i dëmton me të madhe perimet e mbjellura të cilat si pasojë e prekjes kalben para kohe.

Prania e antraknozës ka bërë që bujqit të lënë shumë ara pa mbjellë.

Përveç specave, me këtë sëmundje sipas bujqve janë prekur edhe perime të tjera në atë zonë.