Anton Quni shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Quni ka pranuar se tashmë kandidatura e tij është zyrtare.

Ndonëse nuk ka pranuar të jap më shumë detaje, ai ka thënë se pret që gjithçka brenda këtij procesi të jetë transparente.

LDK ka filluar procesin zgjedhor të brendshëm i cili po zhvillohet nëpër degë dhe nëndegët e kësaj partie.

Reklama