“Amelia”, banesë e re për jetë të re

Një prej projekteve më atraktive në fushën e ndërtimit në Prizren, është kompleksi për banim kolektiv “Amelia” i kompanisë “PrizrenCoop”. Banesat e këtij kompleksi, janë ndërtim modern, të pajisura me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për jetë familjare.

Në faqen e “PrizrenCoop” në Facebook, mund t’i gjeni llojet e ndryshme të banesave që ofron kompania në këtë kompleks, me sipërfaqe të ndryshme, sipas nevojave të blerësve.

Për shembull, banesa prej 96.33 metrave katrorë që gjendet në Bllokun 2 të kompleksit, ka një organizim perfekt me dhomë për qëndrim ditor, kuzhinë dhe pjesën për tryezë, me dy dhoma të fjetjes, banjo, depo, tualet dhe ballkon.

“Amelia” ofron banesa të sipërfaqeve të ndryshme, me një, dy ose tre dhoma të fjetjes.

Projektimi i këtyre sipërfaqeve është i krijuar me finesë për ta bërë jetën e banorëve të ardhshëm më të lehtë dhe më të rehatshme. Duhet theksuar gjithashtu se banesat janë të gatshme për banim dhe janë të pajisura me fletëposedim adekuat.

Kompleksi “Amelia”, jo vetëm që i ngjan komplekseve perëndimore të banimit, por edhe është i ndërtuar me standarde të njëjta, të përcjella me rigorozitet nga mbikëqyrësi gjatë të gjitha fazave të ndërtimit.

Reklama