Ambasadori gjerman ia dorëzon Kurtit ftesën e Merkelit për takim në Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka uruar sot Albin Kurtin pasi ky i fundit tashmë po drejton qeverinë e Kosovës.

Merkel përveç urimit, ka thënë se do të ishte e lumtur që se shpejti ta takojë në Berlin.

Pas komunikatës së lëshuar nga Qeveria Gjermane, nuk ka vonuar shumë zyrtarizimi i ftesës. Christian Heldt, sot personalisht i ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti.

Megjithatë Heldt nuk ka ndarë ndonjë detaj lidhur me datën e mundshme të takimit, raporton Express.

Ai përmes një postimi në tëitter ka thënë se është i lumtur qe po ia dorëzon Kurtit urimet dhe ftesën e Merkelit.

Përveç tjerash Heldt ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë zhvillim duke përmendur luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në fund edhe përmbylljen e dialogut.

Reklama