Ambasada e Amerikës mirëpret konstituimin e Kuvendit, kërkon formimin e shpejtë të qeverisë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka kërkuar formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës, teksa ka uruar për konstituimin e Legjislaturës VII.

Në një njoftim për media, kjo ambasadë ka uruar Glauk Konjufcën për postin e kryeparlamentarit, ndërsa ka thënë se pret që të formohet qeveria për të përmbushur besimin e dhënë nga votuesit.

“Ambasada e Amerikës në Kosovë mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kyeparlamentarin Glauk Konjufca e anëtarët tjerë të Kryesisë dhe të gjithë deputetët. Ne inkurajojmë liderët politikë të formojnë menjëherë qeverinë e re që është e vendosur për të përmbushur mandatin e votuesve. Presim të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë e prosperitetin”, thuhet në njoftim të Ambasadës Amerikane.

Reklama