Alpinistja kosovare Uta Ibrahimi ngjitet te një ndër majat më të larta në botë, Lhotse South

Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi, në rrjetin e saj në Facebook e ka publikuar një video gjatë ekspeditës në Lhotse South.

Uta Ibrahimi kësaj radhe është ngjitur në Lhotse South që ka një lartësi rreth 7000 metra, derisa më parë ajo është ngjitur edhe në Everest dhe Manaslun.

“Kjo është një video e shkurtër nga ekspedita në Lhotse South Face, derisa të jem në gjendje t’i vendos të gjitha së bashku, unë tani po ndaj vetëm këtë.

“Shumë njerëz më kanë pyetur se si ishte ekspedita në Lhotse South – pak a shumë, kjo ishte rruga jonë çdo ditë…

“Nuk ishte aspak e lehtë – e di – por ishte rruga më e bukur dhe më e vështirë për t’u ngjitur ndonjëherë, rreth 7 mijë metra lartësi.

“Lhotse South, më mungon dhe të dua tashmë! Më duhet të kthehem sa më shpejt,” ka shkruar Uta Ibrahimi në Facebook.

Për më shumë shiko videon e mëposhtme.

Reklama