Ali Morina, kandidati më i votuar për asambleist në zgjedhjet e 17 tetorit në Rahovec

Ali Morina nga fshati Ratkoc, është kandidati më i votuar për asambleist nga radhët e AAK-së. Ai ka marrë gjithsej 640 vota.

Sipas informacioneve të RahoPress, Morina është më kandidati më i votuari edhe në mesin e kandidatëve për asambleistë nga partitë tjera që kanë marrë pjesë në garën e zgjedhjeve komunale me 17 tetor.

Ali Morina ka qenë shef i grupit të kuvendarëve të AAK-së në mandatin që mbaroi.

Përndryshe, AAK ka dalë partia më e votuar për kandidatin për kryetar si dhe për numrin e fituar të asambleistëve, që janë 13.

Me rezultatin e 17 tetorit, Rahoveci do të shkojë në balotazh me 14 nëntor, ku  për pozitën e kryetarit do të ballafaqohen edhe një herë Smajl Latifi dhe Visar Korenica.

Reklama