Albin Kurti e mund Avdullah Hotin edhe në fshatin e tij, në Ratkoc të Rahovecit

Albin Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku sipas exit polleve ka fituar 53% të votave të qytetarëve.

Është interesant fakti se Kurti e ka mposhtur kundërkandidatin e tij nga LDK, Avdullah Hoti, edhe në fshatin e tij, në Ratkoc të Rahovecit, shkruan Reporteri.net.

Në votat që ka siguruar Reporteri shihet se VV ka fituar në total 460 vota në Ratkoc, kurse LDK 335 vota që renditet e treta pas AAK-së që ka 452 vota

E katërta është PDK me 149 vota, kurse NISMA ka veç 27 vota.

Kujtojmë se sipas rezultateve të para preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë më 44,12 për qind të votave të numëruara, shkruan Reporteri.net.

Ajo pasohet nga PDK-ja më 18,68%, LDK e treta më 14,13 dhe AAK e katërta më 9,97% të votave të numëruara.

Reklama