
Në kuadër të aktiviteteve për nder të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Rahovecit organizon shfaqje të filmave vizatimor në disa fshatra të Komunës së Rahovecit ku ka qendra kulturore.
Sipas njoftimit të komunës, më 31 maj 2019 në Qendrën e Kulturës ‘’Feim Gashi’’ në Drenoc do i mundësojmë fëmijëve të përjetojnë qaste të këndshme me shfaqje të filmave vizatimor, iniciativë e cila do vazhdojë edhe në Xërxë.

“Ndërsa më 1 qershor- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ftojmë të gjithë fëmijët në Qendrën Kulturore ‘’Mensur Zyberaj” në Rahovec, të jenë pjesë e aktiviteteve të shumta, dhe programit për femijë, të pasur me këngë, valle, skeqe, recital, organizuar nga ‘’Hareja’’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorinë e Arsimit dhe SHL-Kosova”, thuhet në kumtesë.
Në program do të ketë shfaqje nga fëmijë të shkollave të komunës së Rahovecit, Krushës së Madhe, komuniteti RAE etj.
Pas programit artistik, fëmijët në mënyrë të organizuar dhe nën përcjelljen e edukatoreve, do vazhdojnë me aktivitete artistike në Parkun e Qytetit, në Rahovec.
