Aktivisti nga Rahoveci Arben Jaha, i bashkohet AAK-së

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka prezantuar një aderim të ri sot në AAK.

Më i riu që i është bashkuar, vjen nga Rahoveci.

Ai është aktivisti i njohur Arben Jaha.

“Aktivisti i dalluar i Rahovecit, Arben Jaha, i bashkohet konceptit shtet 100%. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.