Aksidentohet mini-busi me pasagjerë kosovarë në Bullgari, vdes shoferi

Një shofer i një mini-busi me pasagjerë nga Kosova, ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti në autostradën Maritsa në Bullgari.

Kështu bën të ditur medium lokal bullgar, Haskovo, ndërsa theksohet se katër pasagjerët tjerë i shpëtuan aksidentit por gjenden me lëndime.

Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit, saktësoi Ministria e Brendshme.

Mini-busi me pesë pasagjerë nga Kosova u rrotullua dhe arsyet thuhet se po sqarohen.

Reklama